Izraeli ka informuar më shumë se 100,000 qytetarë të tij, të cilët ndodhen jashtë vendit, të mblidhen në Athinë ose Larnaka dhe të presin hapjen e Aeroportit Ben Gurion në Izrael në ditët në vijim, në mënyrë që të kthehen kur të jetë e sigurt.

Njoftimi vjen pas përshkallëzimit të konfliktit mes Iranit dhe Izraelit pasi këta të fundit sulmuan bazat ushtarake dhe laboratorët bërthamore të shtetit Iranian.

Përgjigjja e Iranit nuk vonoi pasi forcat iraniane lëshuan qindra raketa balistike drejt Tel Avivit.

Shumica prej tyre u ndërprenë nga sistemi anti-raketor i Izraelit “Iron Dome”, por disa prej tyre arritën ta depërtonin mbrojtjen ajrore izraelit duke shkaktuar dëme në disa ndërtesa në kryeqytetin e Tel Avivit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume