Në Klinikën për Sëmundje Ortopedike pranë TOARILUC janë realizuar me sukses dy transplante të ndërlikuara të kockës nga donatorë të ndjerë. Një ndërhyrje u bë te një pacient me cistë kockore, ndërsa tjetra te një paciente me tumor gigantoqelizor. Operacionet u kryen nga ekipe të specializuara mjekësore dhe me bashkëpunimin e bankës së indeve. Transplantet përfaqësojnë avancim në aplikimin e metodave moderne në ortopedi dhe traumatologji në vend.

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

“Në Klinikën për Sëmundje Ortopedike pranë TOARILUC janë realizuar me sukses dy transplante të ndërlikuara të kockës nga donator të ndjerë, duke vazhduar kështu zbatimin e intervenimeve moderne dhe shumë të specializuara mjekësore në fushën e ortopedisë dhe traumatologjisë në vendin tonë. Në rastin e parë, është kryer operacion për cistë kockore te një pacient 45-vjeçar. Intervenimin e realizoi një ekip profesional në përbërje: prof. dr. Milan Samarxhiski, doc. dr. Aleksandar Trajanovski, dr. Biljana Lazarova (specializante në ortopedi), anesteziolog dr. Marina Temelkovska, m. instrumentiste Kristina Rexhep, ndihmëse instrumentiste dr. Olivera Lazarevska, infermiere anesteziste Gordana Zaharieva dhe ndihëmse spitalore Snezhana Todorovska. Në transplantimin e dytë u intervenua te një paciente 65-vjeçare me diagnozën e një tumori gigantoqelizor në pjesën distale të radiusit të krahut të djathtë. Pas biopsisë së kryer më parë, indet tumorale u zëvendësuan me ind kockor të shëndetshëm nga donatori. Intervenimin e drejtoi specialisti ortoped dhe subspecialisti traumatolog dr. Rezeart Dalipi, së bashku me ekipin: dr. Maja Nedelkovska, specialist ortoped, dr. Simona Karapançevska dhe dr. Iskra Shojlevska–Jovanovska, specializante në ortopedi, anesteziolog dr. Jadranka Zafirovska, infermiere anesteziste Merita Ramadani, instrumentiste Olivera Lazarevska, ndihmëse instrumentiste Sanja Todorovska, teknik radiologjik Silvana Stojkovska dhe ndihmës spitalor Sejnur Idriz”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.