Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në mëngjes e sotëm në objektin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Prishtinë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se janë arrestuar tre gra, punëtorë të ministrisë.

Flora Selimi, Edila Gosalci dhe Vjollca Vishaj, janë të arrestuarat në këtë aksion.

Të arrestuarat dyshohen se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare në disa raste të ndara./Indeksonline/

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume