Pas reagimeve të shumta ndaj kërcënimeve që ka marrë gazetari Nevrij Ademi, ka reaguar edhe sekretari i Bashkimit Demokratik për Integrim Faton Ahmeti.

Faton Ahmeti dënon ashpër presionin ndaj gazetarëve dhe thekson rëndësinë e medias së lirë në një shoqëri demokratike:

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

“Kërcënimi ndaj një gazetari është kërcënim ndaj fjalës së lirë! E dënojmë fuqishëm gjuhën e presionit dhe frikësimit nga partitë politike. Media e lirë nuk është armik, por garant i llogaridhënies dhe demokracisë!” ka reaguar Faton Ahmeti në Facebook.

Reagimi i Ahmetit vjen pas denoncimit të gazetarit Nevrij Ademi, i cili ka bërë të ditur se është nën kërcënime të vazhdueshme nga individë të lidhur me pushtetin. Rasti tashmë është denoncuar në institucionet vendore dhe në ambasadat e huaja.