Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë thirrje publike për pjesëmarrje në një tubim qytetar më 17 shkurt, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, me moton “Drejtësi, jo politikë!”.

Përmes një postimi, Hamza thekson se drejtësia për ata që dhanë gjithçka për Kosovën, që shpallën pavarësinë dhe ndërtuan shtetin, është drejtësi për të gjithë qytetarët. Ai fton qytetarët që më 17 shkurt, në ora 14:00, të mblidhen në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Sipas Hamzës, është koha që ish-krerët e UÇK-së dhe udhëheqësit e institucioneve të Kosovës të kthehen në shtëpi. Ai përmend me emër Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, duke i cilësuar si luftëtarë të lirisë dhe figura kyçe të shtetndërtimit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume