Dy të miturit, 12 dhe 14 vjeç, që u shpëtuan nga një shqiptar një ditë më parë në Greqi nga mbytja, pësuan vdekje klinike.

Prindërit e dy djemve, njëri shqiptar dhe njëri grek, të ndodhur në këtë situatë vendosën të dhurojnë organet e tyre.

Spridhon Kristofor dhe Kleoni Fezollari u shpëtuan nga një emigrant shqiptar i quajtur Letian Goga në zonën e Artës dhe i dërgoi në spital.

Duket se dy të miturit qëndruan për shumë minuta nën ujë, çka sipas mjekëve u shkaktoi atyre vdekje klinike.

“Do t’ju kujtojmë përgjithmonë, ikët si heronj, shoqëria juaj”, kanë shkruar në një letër miqtë e tyre.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume