Garda Kombëtare do të mbërrijë në Los Angeles brenda 24 orësh! Guvernatori i Kalifornisë reagon ashpër: Çmenduri!

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar angazhimin e 2.000 pjesëtarëve të Gardës Kombëtare të Kalifornisë në Los Angeles, pas përleshjeve mes qindra protestuesve dhe autoriteteve federale të emigrimit.
Anëtarët e Gardës Kombëtare të Donald Trump do të mbërrijnë brenda 24 orëve, sipas prokurorit të përkohshëm amerikan në Kaliforni.
Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se Trumpi do të angazhojë Gardën për të adresuar “paligjshmërinë që është lejuar të përkeqësohet”.
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, paralajmëroi se marinsat në detyrë aktive do të mobilizohen në Los Angeles nëse dhuna vazhdon”. Protestat vazhduan deri në orët e para të mëngjesit të së dielës në qytet dhe mbetet e paqartë nëse Hegseth do ta zbatojë kërcënimin e tij për të vendosur marinsat.
Në një postim në X, reagoi ashpër Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, thotë se kërcënimi i Hegseth tregon “sjellje të çmendur”.
Ky zhvillim ndodhi pas dy ditësh përplasje, ku agjentët federalë hodhën bomba shurdhuese dhe gaz lotsjellës ndaj turmave të zemëruara për arrestimin e dhjetëra emigrantëve në një qytet me popullatë të madhe latino-amerikane.
“Presidenti Trump ka nënshkruar një Memorandum Presidencial për dërgimin e 2,000 Gardistëve Kombëtarë për të adresuar anarkinë që është lejuar të përhapet,” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë duke fajësuar atë që e quajti udhëheqje të “paaftë” të demokratëve në Kaliforni.
Garda Kombëtare një forcë ushtarake rezervë përdoret shpesh në raste fatkeqësish natyrore, si zjarret në LA, dhe herë pas here në trazira civile, por pothuajse gjithmonë me pëlqimin e politikanëve vendorë. ky nuk ishte rasti të shtunën.