Irani për herë të parë në histori raportohet se e ka goditur Izraelin me raketat Kheibar.
Kështu ka raportuar agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve iraniane Mehr, duke publikuar edhe një video të lëshimit të një prej raketave.
Megjithatë, mediat e pavarura nuk e kanë përmendur një fakt të tillë, edhe pse goditjet raketore iraniane në Tel Aviv dhe qytete të tjera izraelite, kanë shkaktuar dëme shumë të mëdha dhe përfshirja e Kheibar-ve është e mundur.
Njohur edhe si Khorramshahr, Kheibar janë një seri raketash balistike me rreze të mesme veprimi të zhvilluara nga kompania shtetërore iraniane e mbrojtjes Aerospace Industries Organization (AIO), për t’u vendosur në Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), një njësi ushtarake shumë-shërbimëshe e Forcave të Armatosura Iraniane.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume