Irani njofton se ka pezulluar negociatat bërthamore me SHBA-në pas sulmeve të Izraelit, transmeton Anadolu.

“Irani nuk do të marrë pjesë në bisedimet indirekte bërthamore me SHBA-në, të cilat ishin planifikuar të mbaheshin në kryeqytetin e Omanit më 15 qershor”, njoftoi televizioni shtetëror iranian.

Raportohet se bisedimet, të cilat nuk mund të mbaheshin për një kohë për shkak të këmbënguljes së SHBA-së që Irani të ndalojë plotësisht aktivitetet e pasurimit të uraniumit, duhej të rifillonin në Oman më 15 qershor.

Sot në orët e para të mëngjesit, Izraeli nisi sulme ndaj Iranit, përfshirë kryeqytetin Teheranin, Tabrizin, centralin bërthamor Natanz në Isfahan dhe qytetet Lorestan dhe Kermanshah.

Sulmet vranë zyrtarë të lartë ushtarakë, përfshirë shefin e Shtabit të Iranit, gjeneral major Mohammad Bagheri, komandantin e përgjithshëm të korpusit të Gardës Revolucionare, gjeneral major Hossein Salami dhe shkencëtarë bërthamorë.

Vendbanimet civile u goditën gjithashtu gjatë sulmeve të Izraelit në Teheran dhe shumë civilë humbën jetën.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume