Ish Ministri i Jashtëm dhe njëherit nënkryetar i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar pas kërcënimeve që janë drejtuar ndaj gazetarit të portalit TetovaSot, Nevrij Ademit, duke i konsideruar ato si një rrezik të drejtpërdrejtë për lirinë e medias dhe demokracinë.

“Kërcënimi ndaj një gazetari nga eksponentë të partive në pushtet është i papranueshëm. Presioni ndaj mediave në prag të zgjedhjeve është rrezik për demokracinë. Duhet zero tolerancë për këto veprime. Institucionet janë përgjegjëse nëse nuk reagojnë.” ka shkruar Osmani

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

Reagimi i Osmanit vjen pas denoncimit publik të gazetarit Nevrij Ademi, i cili ka deklaruar se po përballet me kërcënime për shkak të punës së tij si kritik ndaj funksionarëve publikë.

Ndryshe gazetari i portalit TS, Nevrij Ademit, rastin e ka denoncuar tashmë në të gjitha ambasadat në vend, përfshirë ato të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe në institucionet shtetërore.