Ambasadorja e Amerikës në OKB sapo mbajti sot një fjalim në Këshillin e Sigurimit në Nju Jork.

Dorothy Shea tha se Irani “e ka errësuar prej kohësh programin e tij të armëve bërthamore” dhe “ka penguar përpjekjet e Amerikws me mirëbesim” në bisedimet e fundit bërthamore.

Ajo i kërkoi Këshillit të Sigurimit që “t’i bëjë thirrje Iranit që t’i japë fund përpjekjeve të tij për të zhdukur Izraelin” dhe t’i japë fund përpjekjeve të tij për armë bërthamore.

Irani nga ana e tij ka pohuar se programi i tij bërthamor ka qëllime civile dhe jo për të prodhuar armë.

" "

Mbledhja e OKB-së vjen në një kohë kur rritet shqetësimi për përhapjen e konfliktit dhe destabilizimin e rajonit të Lindjes së Mesme pas ndërhyrjes së drejtpërdrejtë ushtarake të SHBA-së ndaj programit bërthamor iranian.