Miteva: Kabineti i kryeministrit Mickoski është në komunikim të vazhdueshëm me familjet e të pësuarve nga zjarri në Koçan

Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva sot në kuadër të forumit “Koçani është prioriteti ynë”, tha se persona nga kabineti i kryeministrit Hristijan Mickoski janë në komunikim të vazhdueshëm me familjet e atyre që humbën të afërmit e tyre në tragjedinë në Koçan.
E pyetur nëse ka ndonjë paralajmërim se kur kryeministri do të shkojë në Koçan, Miteva tha se nga ajo që di, ai tashmë ka pasur takim me disa nga familjet dhe ka një dinamikë të dakorduar për takime.
“Besoj se nëse ka interes për t’u takuar atje, shpresoj se do të jemi në dispozicion dhe opinioni do të informohet menjëherë kur kjo të ndodhë. Megjithatë, duhet të theksoj se ka një dinamikë takimesh me familjet e cila po realizohet, por për shkak të kërkesës së tyre nuk është njoftuar publikisht”, ka thënë Miteva.