Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa po i shtyn përsëri kufijtë e modës, këtë herë duke zgjedhur një version tërheqës të stilit të njohur “lakuriq”.

Në mes të turneut të saj Radical Optimism në Los Angeles, ylli i Dance the Night u dha fansave një pamje prapa skenave në Instagram, duke shfaqur një bluzë transparente që nuk i linte shumë vend imagjinatës, raporton InStyle.

Lipa pozoi me një bluzë që dukej sikur ishte bërë nga qindra kristale. Ajo nuk mbante reçipeta poshtë bluzës së saj transparente, që ngjante me një llambadar.

Faqet e kuqe dhe buzëkuqi mat e plotësonin pamjen e saj.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume