Moti sot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite në rajonet malore do të ketë kushte për reshje shiu dhe bubullima.

Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 27 deri në 35 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe i ngrohtë, pasdite me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 35 gradë Celsiusë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume