Elon Musk ka kritikuar ashpër projektligjin e Presidentit Donald Trump për taksat dhe shpenzimet, duke thënë se ai “nuk mund ta durojë” legjislacionin dhe duke e përshkruar atë si një “gjë të neveritshme”.

Projektligji – i cili përfshin lehtësime tatimore prej shumë trilionë dollarësh dhe më shumë shpenzime për mbrojtjen, ndërsa gjithashtu i lejon qeverisë amerikane të marrë hua më shumë para – u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve në maj.

“Turp për ata që votuan për të”, tha Musk në një postim në X të martën.

Miliarderi i teknologjisë u largua papritur nga administrata javën e kaluar pas 129 ditësh pune për të ulur kostot me ekipin e tij, të njohur si Doge.

Komentet shënojnë mospajtimin e tij të parë publik me Trump që nga largimi nga qeveria, pasi më parë e kishte quajtur planin “zhgënjyes”.

Koha e miliarderit të teknologjisë të lindur në Afrikën e Jugut në administratën Trump përfundoi më 31 maj, megjithëse Trump tha se “ai do të jetë gjithmonë me ne, duke na ndihmuar gjatë gjithë kohës”.

Në formën e tij aktuale, projektligji – të cilin Trump e quan “projektligji i madh dhe i bukur” – është vlerësuar se do të rrisë deficitin buxhetor – diferencën midis asaj që shpenzon qeveria dhe të ardhurave që merr – me afërsisht 600 miliardë dollarë (444 miliardë paund) në vitin e ardhshëm fiskal, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.