Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Izraeli nuk do të ndalë ofensivën ushtarake ndaj Iranit, paçka trysnive dhe tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme.
“Nuk do të lejojmë të zhytemi në një konflikt të pafund, ne nuk do të ndërpresim këtë operacion jetik për mbrojtjen e interesave tona kombëtare”, u shpreh Netanyahu.
Këto deklarata vijnë në kohën kur Këshilli i Sigurimit i OKB-së është mbledhur urgjentisht në Nju York, pas kërkesës së Iranit, pas sulmeve ajrore të fundit në territorin iranian.
Netanyahu theksoi gjithashtu se Izraeli është afër realizimit të objektivave të strategjisë kryesore, që përfshin shkatërrimin e programit bërthamor të Iranit dhe neutralizimin e kapaciteteve të Teheranit për raketa balistike.