Prej rreth dy orë sa nevojitet të arrihet nga Resnja deri në komunën greke Prespa, me vendkalimin e ri kufitar Markova Noga – Lemos, ndërtimi i së cilës edhe zyrtarisht ka filluar nga dy anët e kufirit, koha për udhëtim do të ulet në 40 minuta.

Punët në projektin BorPres2 nga ana maqedonase kanë filluar zyrtarisht në mars, ndërsa dje në Komunën e Prespës është shënuar fillimi edhe në anën greke, me ngjarjen “Stacioni kufitar Liqeni i Prespës”: Vendosja e vendkalimin kufitar mes Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në zonën e Liqenit të Prespës”, ku kanë marrë pjesë ministra të Punëve të Brendshme të dy vendeve Pançe Toshkovski dhe Teodoro Livanios, ambasadori i BE-së në vend, Mihalis Rokas, si dhe përfaqësues të pushteteve lokale.

Për shkak grevës së djeshme 24 orëve të gazetarëve në Greqisë, mediat greke, para se gjithash ata nga pjesa veriore e vendit, sot publikuan për fillim të punëve në Prespë.

Delegacioni i Maqedonisë, së bashku me ambasadorin Rokas, e kanë kaluar në këmbë kufirin dhe kanë mbërritur në ngjarje në Prespë.

Ambasadori i BE-së në vend në një deklaratë për mediat, ka thënë se është ditë e rëndësishme historike, por edhe se për të ëshë nder që i pari e ka kaluar kufirin.

“Ky është një program i financuar nga BE-ja dhe shpresojmë që, mbi të gjitha, të përmirësojmë komunikimin midis popujve, por edhe të mbrojmë Prespën, liqenin që është një vend i trashëgimisë botërore në biodiversitet. Besoj se do të ndihmojë me turizmin, me komunikimet, me tregtinë dhe jam vërtet i lumtur që jam i pari që kaloj kufirin. Shpresoj që brenda një viti e gjysmë deri në dy do ta bëjmë zyrtare”, tha Rokas për gazetën “Ihos” nga Follorinë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Greqisë, Teodoros Livansios për gazetën e njejtë thekspoi se bëhet fjalë për një projekt shumë të rëndësishëm për ekonominë e Prespës

Shtoi se bëhet fjalë për një projekt të lehtë, sepse siç sqaroi për ndërtimin e rrugës është dashur të merren parasysh shumë parametra ekologjikë për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Homologu i tij maqedonas, ministri Pançe Toshkovski, theksoi se “ky nuk është vetëm fillimi i një projekti infrastrukturor, por realizimi i një vizioni të përbashkët – një vizion i rrënjosur në bashkëpunimin rajonal, integrimin evropian dhe partneritetin e qëndrueshëm midis dy vendeve tona”.

“Forca e Evropës qëndron në unitetin e saj dhe në urat që ndërtojmë përtej kufijve – e jo në muret që ngremë midis nesh. Përmes projektit BorPress2, po e shndërrojmë këtë qëllim në një ndikim praktik dhe të matshëm. Ky projekt është dëshmi se integrimi evropian nuk është një aspiratë e largët – është një proces i gjallë, i rrënjosur në rezultate të prekshme: rrugë më të mira, kufij të sigurt dhe një cilësi më e mirë jetese për qytetarët që u shërbejmë”, theksoi në fund ministri Toshkovski.

Partnerë në projekte janë ministritë e punëve të brendshme të dy vendeve, rajoni grek Maqedonia e Veriut dhe komunat Resnjë dhe Prespë

Projekti filloi më 14 shkurt të vitit 2025 dhe është planifikuar të zgjasë 36 muaj, duke përfunduar më 13 shkurt të vitit 2028.