Nga MPB thonë se një i mitur i ka shkaktuar plagë me thikë një të mituri tjetër në një shkollë në Tetovë. Nga MPB nuk tregojnë se për cilën shkollë bëhet fjalë.
“Më 05.06.2025, në orën 13:40, në SPB Tetovë, Sh.T. (54) nga Tetova ka raportuar se në një shkollë fillore në Tetovë, djali i tij i mitur është sulmuar nga një tjetër i mitur, i cili me një mjet të mprehtë – thikë, i ka shkaktuar një prerje në gishtin e dorës”, thonë nga MPB.