Reuters ka raportuar se pak pas orës 17:00 të së hënës, Izraeli ka bombarduar televizionin shtetëror të Iranit.
Ky sulm ka ardhur vetëm pak pasi ministri izraelit i Mbrojtjes tha se televizioni do të “zhdukej”. Gjatë sulmit, u panë edhe mbetje që ranë në studio në transmetim direkt.
Pak orë më parë, ushtria izraelite lëshoi një urdhër evakuimi për banorët e Teheranit që jetonin në atë zonë ku ndodhej edhe televizioni shtetëror, shkruan A2 CNN.
Në një postim në gjuhën perse në platformën X, IDF deklaruan se “do të ndërmarrin veprime në këtë zonë në orët në vijim,” duke theksuar se “prezenca juaj në këtë zonë rrezikon jetën tuaj.”
Zona në fjalë, një nga 21 distriktet e Teheranit, është ndër më të pasurat dhe më të populluarat, ku ndodhen ndërtesa banimi dhe institucione shtetërore, përfshirë selinë e transmetuesit shtetëror Iranian, IRIB (Islamic Republic of Iran Broadcasting).
View this post on Instagram