Pas gati dy dekadash në arrati, shërbimet e sigurisë së Maqedonisë e kanë lokalizuar dhe arrestuar Hamdi Bajramin, i njohur me nofkën “Komandant Breza”, për të cilin ishte lëshuar një urdhërarrest ndërkombëtar që nga viti 2003, bëjnë të ditur mediat.

Bajrami që në dokumentin e fletëarrestit në faqen e MPB figuron si Bajramovski ishte në kërkim me urdhër të Gjykatës Themelore Shkup II për vepra penale të kryera sipas nenit 237 të Kodit Penal, si dhe për vepra të tjera të rënda penale.

MARKETING

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume