Vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për të federalizuar Gardën Kombëtare, e cila normalisht është nën kontrollin e shtetit, është i pazakontë.
Faqja e internetit e forcës ushtarake thotë se ajo u vu nën kontrollin federal duke përdorur Titullin 10 të Kodit të SHBA-së – të njëjtin ligj që përdori Trump – gjatë epokës së të Drejtave Civile.
Presidentët Eisenhoëer, Kennedy dhe Johnson përdorën Gardën Kombëtare për të ndihmuar në zbatimin e të drejtave civile dhe për të ruajtur rendin publik.
Garda u federalizua gjithashtu gjatë trazirave të Detroitit të vitit 1967, në trazirat pas vrasjes së Martin Luther King Jr në vitin 1968 dhe gjatë grevës së postës së Nju Jorkut në vitin 1970.
Sipas CNN, hera e fundit që një president federalizoi Gardën Kombëtare ishte gjatë trazirave të Los Anxhelosit të vitit 1992, pasi katër oficerë policie të bardhë u liruan nga akuzat për rrahjen e filmuar të një shoferi me ngjyrë, shkruan BBC,