Britani- Autoritetet britanike kanë sekuestruar një sasi kokaine me vlerë thuajse 100 milionë paund, në një nga operacionet më të mëdha të drogës në vitet e fundit në vend

2.4 ton drogë u zbulua më herët gjatë këtij muaji, por u kap kur mbërriti në portin London Gateway në një anije kontejnerësh nga Panamaja.

Me ndihmën e operatorit të portit, 37 kontejnerë të mëdhenj u zhvendosën për të zbuluar drogën, me vlerë rreth 96 milionë paund.

Ky është sekuestrimi i gjashtë më i madh i kokainës në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, sipas Forcës Kufitare.

Anijet me kontejnerë janë një nga mënyrat kryesore me anë të të cilave bandat ndërkombëtare kontrabandojnë drogë ​​në Mbretërinë e Bashkuar sipas autoriteteve të vendit.

Ndërkohë, një sasi prej,170 kg ketaminë dhe 4,000 pilula ekstazi u gjetën në një kamion në Portin e Doverit.

Hetuesit e Agjencisë Kombëtare Kundër Krimit vlerësojnë se vlera e ketaminës në treg do të kishte qenë rreth 4.5 milionë paund dhe 40,000 paund për ekstazinë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume