Përdorimi i shërbimit të mesazheve WhatsApp është ndaluar tashmë në të gjitha pajisjet e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, sipas një memoje të dërguar stafit të hënën (23 qershor).

Njoftimi drejtuar gjithë stafit shpjegonte se Zyra e Sigurisë Kibernetike e ka identifikuar ËhatsApp si një rrezik të lartë për përdoruesit, për shkak të mungesës së transparencës në mënyrën e mbrojtjes së të dhënave, mungesës së enkriptimit end-to-end dhe rreziqeve të mundshme të sigurisë që lidhen me përdorimin e tij.

Memorandumi, firmosur nga Drejtori i Operacioneve, rekomandon përdorimin e aplikacioneve të tjera të mesazheve, si Microsoft Teams, Wickr (Amazon), Signal, iMessage dhe FaceTime të Apple.