Më 14.06.2025 në orën 09:37 në SPB Shtip, R.Sh. (60) nga fshati Balltalija, rrethi i Shtipit, ka denoncuar se rreth orës 09:00 në vendin e quajtur “Kerezli”, pranë fshatit Stepanci, rrethi i Shtipit, ka gjetur një kafkë dhe kocka të ngjashme me ato të njeriut. Me udhëzim të Prokurorit Publik, eshtrat e gjetura i janë dorëzuar Institutit të Mjekësisë Ligjore Shkup për ekspertizë të mëtejshme. Këqyrja është kryer nga një ekip nga SPB Shtip dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume