Si reaguan rusët ndaj sulmit “me dëme prej 7 miliardë dollarësh” nga ukrainasit – dhe pse heshti Kremlini?

Sulmi me dron i Ukrainës ndaj bombarduesve me rreze të gjatë veprimi të Rusisë ishte i paprecedentë.
Dhe këtë sigurisht që nuk do ta kuptonit nga leximi i gazetave ruse.
Faqet e para të së hënës u dominuan nga fotot e rrënojave të një ure rrugore që shembej mbi një tren pasagjerësh në rajonin e Bryansk, pasi u hodh në erë vonë të shtunën në mbrëmje.
Ndërkohë, emisioni kryesor i talk show në televizionin shtetëror të hënën në mëngjes as nuk e përmendi sulmin.
Në vend të kësaj, pati vetëm një vështrim për raundin e fundit të bisedimeve të paqes në Stamboll.
Mungesa e mbulimit vizual të sulmit me dron është pjesërisht për shkak të ndjeshmërisë rreth publikimit të imazheve të infrastrukturës ushtarake ruse.
Por unë mendoj se është edhe sepse Kremlini dëshiron ta minimizojë sulmin, i cili ishte një goditje jashtëzakonisht e turpshme e mbrojtjes së Rusisë, shkruan nga Moska, Ivor Bennett për Sky News.
Pra, sipas tij, aty ku sulm përmendet në gazeta, kjo bëhet në një farë mënyre për të përforcuar narrativën e Moskës – se Ukraina është agresori që synon të prishë procesin e paqes.
Gazeta Izvestia, për shembull, e përshkruan atë si një sulm terrorist dhe thotë se “vë në pikëpyetje gatishmërinë e Kievit për deeskalim”.
Operation “Spiderweb” — one of the boldest and most brilliant mission in modern history.
According to media sources, it took over a year and a half of planning.
Personally overseen by President Zelensky, executed by Vasyl Maliuk and the team at the Security Service of Ukraine… pic.twitter.com/D8UY5nFlYF— Maria Drutska (@maria_drutska) June 1, 2025
Nuk ka asnjë referencë për shkallën e dëmit dhe sigurisht nuk ka asnjë ndjenjë alarmi. Është një atmosferë e ngjashme në rrugët e Moskës, me Irinën që beson se raportet e sulmit janë “të ekzagjeruara”. “Këto aeroplanë janë shumë të vjetër dhe vështirë se ka nevojë dikush për ta”, thotë ajo. Një kalimtar tjetër, i quajtur Vladimir, thekson se i beson emnakut të tij, Putinit, që të përgjigjet kur të jetë koha e duhur. “Kjo duhet të bëhet sistematikisht, me besim dhe pa asnjë lloj krizash nervore,…”, thotë ai. Megjithatë, ka shumë reagime në mediat sociale, ku blogerët ushtarakë me ndikim të Rusisë po bëjnë thirrje për një hakmarrje të shpejtë. Një kanal popullor, i quajtur “Dva Mayora” ose “Dy Kryetarët”, madje tha se ishte “një arsye për të nisur sulme bërthamore në Ukrainë”.
THIS DAY WILL GO DOWN IN HISTORY
Right now, the SBU is conducting a massive special operation deep inside Russia, targeting the very bombers that have been attacking Ukrainian cities.
It’s said, operation codename: Spiderweb️
Over 40 enemy aircraft have come under attack —… pic.twitter.com/ind3SPEeN9
— Maria Drutska (@maria_drutska) June 1, 2025
Të tjerë po e drejtojnë zemërimin e tyre ndaj komandës ushtarake të Rusisë, duke akuzuar udhëheqjen për vetëkënaqësi për ruajtjen e aeroplanëve në ambient të hapur.
E gjithë kjo shërbeu për të vënë nën hije raundin e fundit të bisedimeve të paqes në Stamboll, ku i vetmi rezultat konkret ishte një tjetër shkëmbim i të burgosurve dhe kthimi i 6,000 ushtarëve të vdekur nga secila palë.
Dhe nëse ka ndonjë gjë, perspektiva për paqe tani është edhe më e zymtë sesa ishte para fillimit të bisedimeve. Kjo për shkak se Rusia tani ka paraqitur planin e saj për një zgjidhje, dhe me sa duket nuk ofron asnjë shenjë kompromisi, vlerëson korrenspodenti nga Moska.
Ai vë në pah faktin se, vetë Kremlini ende nuk ka komentuar për sulmin me dron – një heshtje që flet shumë.
“A mund ta imagjinoni Downing Street të bëjë të njëjtën gjë nëse diçka e ngjashme do të ndodhte në Mbretërinë e Bashkuar?”, shtron pyetjen gazetari.
Për fund, ai thekson se sulmi, padyshim që do të ketë pasoja në një moment të caktuar, si nga jashtë ashtu edhe nga brenda.
“Pra, pavarësisht se në bisedimet në Turqi flitet për paqe, atmosfera është ende shumë e ngjashme me luftën”.