Shtëpia e Bardhë ka zbuluar një portret të ri të Donald Trump, i cili e paraqet atë në një dritë disi ndryshe nga ai i publikuar para inaugurimit të tij në janar, raporton ANSA.
Në këtë portret, presidenti mban kravatën e tij të famshme të kuqe dhe tiparet e tij theksohen nga loja me hijet.
Në fotografinë e mëparshme, miliarderi kishte një fytyrë më të ndriçuar dhe mbante një kravatë blu, me flamurin amerikan në sfond, ndërsa në versionin e ri sfondi është i zi.
Të dyja imazhet janë realizuar nga fotografi zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, Daniel Torok.