Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se protestuesit në Los Angeles po bëhen shumë agresivë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Truth Social” Trumpi ka bërë thirrje për t’i dhënë fund protestave dhe për goditje ndaj demonstruesve.

“Mos i lini këta banditë t’ia mbathin pa u ndëshkuar. Bëjeni Amerikën përsëri të madhe… Duket shumë keq në Los Angeles. Sillini trupat! Arrestoni njerëzit me maskë, tani”, ka shkruar ai.

Shefi i policisë së Los Angelesit, Jim McDonnell, ka thënë se po rivlerësohet situata lidhur me dërgimin e trupave atje.

Policia e Los Angelesit u ka bërë thirrje protestuesve të largohen menjëherë.