Ukraina pretendon se forcat ruse kanë lëshuar 479 dronë dhe 20 raketa në territorin ukrainas gjatë natës së së dielës. Sipas raportimeve të agjencisë Associated Press, sulmet ajrore kanë pasur si objektiv kryesisht rajonet qendrore dhe perëndimore të vendit.
Forcat ajrore ukrainase njoftojnë se mbrojtja ajrore ka arritur të shkatërrojë 277 dronë dhe 19 raketa gjatë fluturimit. Sipas të njëjtave burime, vetëm dhjetë prej dronëve dhe raketave kanë arritur të godasin objektivat e tyre.
Sulmet ajrore nga Rusia zakonisht ndodhin gjatë natës, për shkak se dronët janë më të vështirë për t’u zbuluar në errësirë.
jatë më shumë se tre viteve të luftës, Rusia ka përdorur në mënyrë të përsëritur dronë të tipit Shahed për të sulmuar zona civile në Ukrainë. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, këto sulme kanë shkaktuar mbi 12,000 viktima civile.
Moska nga ana e saj këmbëngul se shënjestron vetëm objektiva ushtarake.