Zëvendëspresidenti JD Vance dha një intervistë të shkurtër për NBC News në të cilën tha se “Shtetet e Bashkuara nuk janë në luftë me Iranin”.

“Ne jemi në luftë me ambiciet e tij bërthamore”, tha ai, duke shtuar se SHBA-të besojnë se e kanë “shkatërruar” programin bërthamor të Iranit, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

Vance gjithashtu kundërshtoi disa nga kritikat ndaj Trump, duke thënë se “nuk është e vërtetë” që operacioni ishte jashtë autoritetit të tij presidencial – siç e vuri në dyshim më parë udhëheqësi demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries.

Zëvendëspresidenti shtoi se SHBA-të dhe aleatët e saj tani do të punojnë për të çmontuar “përgjithmonë” programin bërthamor të Iranit.

Vance është planifikuar gjithashtu të shfaqet në një emision të ABC News më vonë këtë mëngjes.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com