Një zjarr i madh ka përfshirë këtë të mërkurë Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Tuscias, në Viterbo të Italisë. Të gjithë studentët, pedagogët dhe stafi u evakuuan menjëherë për shkak të rrezikut, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë intensivisht për shuarjen e flakëve.
Shkaku i zjarrit mbetet ende i panjohur, ndërsa autoritetet kanë vendosur një perimetër sigurie prej 500 metrash rreth kampusit, për të shmangur çdo rrezik për banorët e zonës.
Për këtë arsye, banorëve u është kërkuar të mbajnë të mbyllura dritaret e shtëpive për shkak sasisë të madhe të tymit që është përhapur në ajër.
Flakët kanë përfshirë një ndërtesë ku ndodheshin laboratorë dhe depo me qindra litra substanca rrezikshme, duke rritur rrezikun dhe vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve.
Hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit janë në vijim, ndërsa autoritetet lokale po monitorojnë situatën për të siguruar që zjarri të mos përhapet.