ASH: Hartimi i Librave të Historisë për shkollat e mesme dhe fillore fyese dhe Skandaloze për Shqiptarët!

ASH: Përjashtimi i historianëve shqiptarë është skandal institucional
Në një shtet që quhet multietnik, përjashtimi i historianëve shqiptare nga grupet punuese për hartimin e programeve mësimore është jo vetëm një skandal institucional, por edhe një fyerje e drejtpërdrejtë ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.
“Kjo qasje diskriminuese prodhon përmbajtje jo vetëm të pasakta, por edhe të rrezikshme për formimin e brezave të rinj,” tha mes të tjerash Isak Sherifi nga Departamenti për Arsim në Aleancën për Shqiptarët.
***
ASH: Zbehje e qëllimshme e historisë shqiptare në programet e reja
Përmbajtjet që trajtojnë historinë e popullit shqiptar janë zvogëluar në mënyrë drastike krahasuar me programet e mëparshme.
“Kjo përbën një tentativë për të relativizuar ekzistencën dhe kontributin e shqiptarëve në historinë e rajonit dhe të Evropës,” tha para mediave Isak Sherifi nga Departamenti i Arsimit në ASH.
***
ASH: Kaos strukturor dhe kronologjik në programet mësimore
Ngjarjet dhe proceset historike janë të trajtuara në mënyrë fragmentare, pa rend kronologjik dhe shpesh me pasaktësi serioze.
“Kjo e dëmton rëndë formimin e nxënësve dhe deformon njohurinë historike për identitetin e tyre,” tha Isak Sherifi në konferencën për media të mbajtur në selinë e ASH-së në Tetovë.
***
Sherifi nga ASH: Qasja e re përbën fyerje ndaj karakterit multietnik të shtetit
Programet e reja nuk reflektojnë realitetin multietnik të vendit dhe anashkalojnë historinë e njërit prej popujve themelues të RMV-së – shqiptarëve.
“Kjo nuk është vetëm neglizhencë, por një formë diskriminimi të institucionalizuar që kërkon reagim urgjent,” deklaroi Isak Sherifi nga Aleanca për Shqiptarët në brifingun për mediat sot në Tetovë.