Moti i keq me shi dhe stuhi ka shkaktuar probleme në disa qytete të Shqipërisë, raporton Anadolu.

Në Tiranë stuhia shkaktoi rrëzimin e disa pemëve dhe dëmtimin e ambienteve të disa bizneseve, ndërkohë në qytete të tjera të vendit reshjet shkaktuan edhe përmbytje të rrugëve.

Ndërkohë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” ka njoftuar se për 30 minuta pezulloi operacionet në pistë për të garantuar sigurinë e pasagjerëve.

Në lidhje me situatën e krijuar në orët e fundit në vend, ka reaguar edhe Policia e Shqipërisë, ku thekson se moti i keq me erë të fortë, shi e stuhi ka përfshirë disa qarqe të vendit.

“Si pasojë e erës së fortë dhe reshjeve të dendura të shiut, ka prezencë uji në disa akse, inerte dhe thyerje të pemëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Moti i keq ka shkaktuar edhe probleme me furnizimin me energji elektrike në disa qytete.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume