Sonte në bulevardin „Aradhat Partizane“ në lagjen Karposh 3, pranë qendrës tregtare „City Mall“, ndodhi një aksident i rëndë rrugor ku ishte përfshirë një automjet i markës „Audi“.

Sipas informacionit fillestar, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur në shportat e luleve, pasi më parë ka goditur disa pemë pranë rrugës.

Dëshmitarët e ngjarjes deklarojnë se automjeti po lëvizte me shpejtësi tepër të madhe.