Më 30.07.2025 në NJPB Gjevgjeli u denoncua se rreth orës 16:00 në rrugën anësore të Bogdancit, automjeti i pasagjerëve “Renault Clio” me targa të Gjevgjelisë, i drejtuar nga L.S. (66) nga Bogdanci, ka dalë nga rruga. Si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e ngjarjes, drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë.

Mjeku nga Ndihma e Urgjencës Mjekësore Gjevgjeli konstatoi vdekjen. Me udhëzim të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dorëzua për obduksion. Në vendin e ngjarjes u krye këqyrje nga ekipi i NJPB Gjevgjeli.TS