Lideri i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministri Hristijan Mickoski mbërriti në Kërçovë, ku po mbahet festa kryesore e fitores së koalicionit të udhëhequr nga partia në pushtet në zgjedhjet lokale.

“Ju votuat për mua si njeri,” tha kryetari i ri i komunës, Aleksandar Jovanovski, i cili premtoi se nuk do të bëjë ndarje.

“Sytë janë plot dhe shpirti është i mbushur. Ne si Qeveri do të bëjmë gjithçka që mundemi për projekte që do të sjellin jetë moderne për qytetarët e Kërçovës. Sonte do të festojmë e do të gëzohemi, ndërsa nga nesër do t’i përvjelim mëngët për punë,” i tha Mickoski Jovanovskit, njofton TS.

“Kërçova sot u çlirua nga një njeri që pasurohej mbi kurrizin e qytetarëve të saj. Kërçova fitoi bashkim” ,tha Mickoski, duke falënderuar të gjithë ata që votuan për të.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume