Oficerët e policisë nga Sektori Kundër Terrorizmit, Departamenti për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë të Ministrisë së Brendshme, në koordinim me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe Prokurorinë Themelore Publike Shkup, më 19.07.2025, kryen bastisje në një shtëpi dhe ambiente të tjera në dy lokacione në Shkup.

Gjatë bastisjeve, te personi S.A. (23) nga Shkupi u gjetën dhe u sekuestruan prova elektronike, armë zjarri dhe 51 fishekë. Pas bastisjeve, kundër S.A. u ngrit një kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup për “Prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim të paautorizuar të armëve ose substancave shpërthyese”.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume