Pas ultimatumeve të njëpasnjëshme për lirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama inspektoi vetë nga afër disa bare e restorante në Vlorë.

Sikurse duket nga pamjet, Rama ndalet në një restorant dhe i drejtohet një personi se duhet të heqë tavolinat dhe vazot jashtë, që të lirojë trotuarin për këmbësorët.

“Mirë është që t’i heqësh vetë”-dëgjohet të thotë Rama.

‘Fushata’ e kryeministrit për lirimin e hapësirave publike ka nisur prej ditësh.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume