Mungesa e përfaqësuesve shqiptarë në krah të ministrit të brendëshëm të Maqedonisë së Veriut z. Toshkovski gjatë vizitës në SPB-Ohër, edhe pse simbolike në pamje të parë, ngre pikëpyetje serioze për barazinë në emërime dhe përfshirje në pozita udhëheqëse por edhe punësime .Por tashmë nuk janë vetëm oponentët që e kundërshtojnë këtë por kemi edhe vetë reagime nga disa zëra kritikë që vijnë nga vetë funksionarët e Vlenit shkruan Tetovasot.
Fakti që kjo situatë ndodh në një kontekst të ndjeshëm – me zgjedhjet lokale që po afrohen në tetor dhe zërat kritikë që po shtohen edhe brenda vetë koalicionit VLEN – e bën thirrjen për reflektim edhe më urgjente. Nëse ky shqetësim nuk adresohet me përgjegjësi dhe në mënyrë transparente, rrezikon të lë gjurmë të rënda në besimin e qytetarëve dhe të prodhojë pasoja elektorale të pakthyeshme.
Mesazhi është i qartë: barazia në përfaqësim nuk është luks politik, por domosdoshmëri demokratike. Meqë Tetori është afër atëherë janë vetë këta reagime brenda Vlenit që paraqesin një situatë alarmante transmeton Tetovasot

Ky fakt është një sinjal alarmi shumë serioz: kur edhe vetë funksionarët e VLEN-it – subjekt politik që ka hyrë në qeveri me premtime për barazi dhe përfaqësim – ngrenë zërin për diskriminimin e shqiptarëve në punësime, atëherë kemi të bëjmë me një krizë të thellë të besimit dhe mosrealizim të premtimeve.
Në një kontekst ku shqiptarët përbëjnë shumicën në rajone si Struga, Dibra e Kërçova apo Ohri, mungesa e përfaqësimit dhe përjashtimi nga pozitat kyçe administrative e policore është e papranueshme dhe përbën jo vetëm padrejtësi, por edhe dështim politik.
Ky mosfunksionim i barazisë në qeverisje nuk është më vetëm akuzë opozitare – është kritikë që vjen nga brenda. Dhe kur zërat kritikë vijnë nga vetë përfaqësuesit politikë që janë pjesë e sistemit, tregon se situata është më keq seç shihet nga jashtë.
Nëse ky realitet nuk përballet urgjentisht me veprime konkrete dhe jo vetëm me deklarata boshe, rrezikon që zhgënjimi i qytetarëve shqiptarë të kthehet në bojkot, reagim publik ose ndëshkim në zgjedhje. Dhe siç është thënë tashmë:
Reflektoni, sa nuk është vonë!Tetori është afër.TS