Eurodeputetja greke Afroditi Latinopuli deklaroi se ajo është një “maqedonase e vërtetë krenare”, dhe jo “e rreme si banorët e Shkupit”.

Ajo mbështeti qëndrimet bullgare për identitetin dhe gjuhën maqedonase, duke thënë se anëtarësimi i vendit në BE “nuk do të ndodhë as në ëndërr”.

“Sot do të flas si maqedonase, sepse jam krenare që jam maqedonase, e vërtetë, dhe jo e rreme si banorët e Shkupit. Ata turpërohen të thonë se çfarë janë. Kemi arritur në një pikë ku nderin e Maqedonisë dhe Greqisë po e mbrojnë bullgarët. Reagimi i tyre është i drejtë, sepse ata e dinë se gjuha aktuale në Shkup është një dialekt bullgar dhe kombësia e tyre është bullgare. Nëse dëshironi paqe dhe marrëdhënie të mira në Ballkan, historia duhet të rishkruhet, përndryshe integrimi në BE nuk do të ndodhë as në ëndrrat e tyre. Maqedonia është një dhe ajo është greke”, deklaroi Latinopuli.

Votimi në Parlamentin Evropian për Raportin për Maqedoninë do të mbahet sot.