Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka përsëritur deklaratën se gjatë mandatit të tij presidencial ka ndalur luftën mes Kosovës dhe Serbisë.

Këtë pohim Trump e bëri gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, duke përmendur mes tjerash edhe ndërhyrjen e tij për të parandaluar konfliktin në rajon.

“Serbi-Kosovë e zgjidhëm atë. Ishte një çështje që do të ndodhte. Dhe përsëri, ishte diçka që unë e përdora. E përdora tregtinë për shumë gjëra, por është shumë efektive për zgjidhjen e luftërave. Ishte me të vërtetë shumë e rëndësishme,” tha Trump, duke listuar vendet ku, sipas tij, ka luajtur një rol kyç në shmangien e përplasjeve të armatosura.

Deklaratën e tij e ka konfirmuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila disa ditë më parë tha se Trump kishte shmangur një përshkallëzim të mundshëm të situatës së sigurisë në Kosovë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume