SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj M.H. (28) nga Gostivari, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.
Sipas raportit zyrtar, më 28 mars 2025, në Tetovë, gjatë një kontrolli të ushtruar nga nëpunësit policorë, tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar sasi e substancës narkotike marihuanë.
Materiali hetimor është dorëzuar në Prokurorinë kompetente për veprime të mëtejshme procedurale.TS