Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat zhbën padrejtësitë që na i trashëgoi pushteti i korruptuar dydekadësh

Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat është i përgatitur me përfshirjen e juristëve më të mirë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut dhe, si zëvendëskryeministër, dënoj ashpër ofendimin që po iu bëhet atyre nga BDI-ja opozitare.
Kur ne punonim për Ligj për Përfaqësimin e Drejtë dhe Adekuat, ata thonin se “nuk bëhet” dhe se vetëm “po menaxhohet opinioni publik”.
Tani që e përgatitëm Ligjin historik, BDI shpreson që “nuk do të kalojë në Kuvend”.
Kur të kalojë në Kuvend, do të thonë “nuk do të implementohet”, e kur ta implementojmë… kushedi çfarë do të shpikin nga mërzia këta që sulmojnë çdo institucionalizim të të drejtave për shqiptarët.
E vërteta është se BDI-ja, pas 22 vitesh pushtet, i la shqiptarët pa përfaqsim të drejtë dhe adekuat në administratë dhe pozita udhëheqëse të punës.
Ligji historik për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat do ta përmirësojë këtë padrejtësi dydekadëshe, duke hapur çdo derë të mbyllur për shqiptarët dhe duke institucionalizuar përgjithmonë të drejtat tona.
Për vetëm një vit qeverisje, Qeveria VLEN e bëri përfaqësimin Ligj, ndau buxhet historikisht më të madh për projekte në komunat shqiptare dhe po vazhdon ta lëvizë çdo gur për t’i zhbërë padrejtësitë që na la trashëgimi pushteti i korruptuar dhe i kapur i BDI-së.
Kabineti i zëvendëskryeminitrit I Qeveris i angazhuar për Politikat e Qeverisjes së Mirë