Mickoski: Investim i ri nga Gentherm prej 30 milionë eurosh dhe 300 vende të reja pune Sot po shkruajmë edhe një faqe të rëndësishme të një tregimi bashkëkohor ekonomik të shtetit

Me kënaqësi të veçantë e shpall investimin e ri të kompanisë Gentherm – lider global në industrinë e automobilizmit, e cila, përveç kapacitetit ekzistues në Prilep, fillon planin e saj për procesin e zgjerimit të prodhimit të saj pikërisht këtu.
Gentherm, me këtë cikël të ri investimesh, konfirmon atë që të gjithë e ndiejmë – se Maqedonia po bëhet një destinacion i sigurt për investime afatgjata, strategjike dhe teknologjikisht të përparuara.
Investimi, sipas planit të biznesit të kompanisë, do të arrijë në më shumë se 30 milionë euro me 300 vende të reja pune dhe ka të bëjë me sisteme shumë të integruara për industrinë e automobilave – me pajisje të reja teknologjike, linja të automatizuara dhe prodhim bashkëkohor.
Kjo do ta rrisë ndjeshëm eksportin dhe kjo është prodhimtari e avancuar teknologjikisht, që dëshmon se jemi konkurrues edhe në atë treg.
Me këtë, Maqedonia do të bëhet qendër rajonale e Gentherm për Evropën.
Në këtë moment dua publikisht të shpreh mirënjohje të sinqertë për drejtorin e Drejtorisë për Zonat Zhvillimore Teknologjiko-Industriale, Goce Dimovski, për përkushtimin, koordinimin dhe mbështetjen e fuqishme të tij gjatë gjithë procesit investues.
Gjithashtu, dua të falënderoj Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme për angazhimin dhe kontributin e tij vetëmohues në realizimin e këtij investimi.
Ky nuk është thjesht një investim tjetër.
Ky është nxitës, i ekonomisë sonë.
Me projekte të tilla rritet prodhimi industrial, hapen vende të reja pune, rritet eksporti dhe bashkë me këtë – rritet besimi në ekonominë tonë, rritet vlera e njohurive, aftësive dhe punës maqedonase.
Rezultatet janë tashmë të dukshme dhe tashmë shihen.
Vitin e kaluar e përfunduam me nivel rekord më të lartë të investimeve të huaja direkte – mbi 1 miliardë e 255 milionë euro. Kurrë më parë në histori nuk ka pasur një hyrje kaq të madhe kapitali.
Në muajt e parë të vitit, rritet prodhimi industrial, ndërsa në muajin maj arritëm nivelin historik më të lartë në dekadën e fundit, me një rritje prej 9.4% të prodhimit industrial, dhe këto nuk janë vetëm fjalë, por janë shifra reale, rezultat i besimit që investitorët kanë në këtë ambient të ri politik.
Jam i vetëdijshëm se do të duhet edhe një periudhë e caktuar që kjo të ndjehet edhe në fuqinë reale ekonomike të qytetarëve, por po bëjmë gjithçka që kjo të ndodhë sa më shpejt dhe që ajo periudhë të jetë sa më e shkurtër.
Dhe këtu më duhet të nënvizoj – ky është një ndryshim thelbësor nga e kaluara.
Në kohën kur qeveritë harxhonin energji për korrupsion, nepotizëm dhe premtime të rreme, ne po ndërtojmë realisht, hapim fabrika, sjellim investitorë dhe krijojmë të ardhmen.
Po luftojmë për secilin investitor – të vendit dhe të huaj. Për çdo sallë të re, për çdo vend pune, çdo denar i investuar këtu.
Sepse ne e dimë – ekonomia nuk drejtohet me parulla, por me projekte,me partneritete dhe investime të sigurta.
Ne vazhdojmë me guxim, me përkushtim, me punë.
Po hedhim themelet e një modeli të ri ekonomik – një model në të cilin investimet janë forca lëvizëse, dhe qytetari maqedonas – zemra e zhvillimit.
Gentherm është një dëshmi tjetër se po vjen koha e Maqedonisë.
Dëshmi që po ndërtojmë themelet e ndryshimeve – për kohën tuaj që po vjen.