Kryeministri Hristijan Mickoski nuk dëshiron të komentojë për kryetaren e Shkupit, Danella Arsovska, ndërsa u bëri thirrje institucioneve që të veprojnë dhe ta zgjidhin incidentin.

“Shteti ka institucione, i ftoj të veprojnë për këtë rast. Sa i përket kryetares së Shkupit, janë thënë shumë gjëra, nuk kam çfarë të shtoj”, tha shkurt Mickoski.

Kjo deklaratë vjen pasi dje, Arsovska në Çair deklaroi se ishte sulmuar, goditur me shqelma dhe me duar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume