Unë nuk kam çfarë të shtoj më shumë mbi atë që thanë kryetari i komunës dhe drejtori, ndoshta vetëm një korrigjim të vogël – sepse tani të gjithë jemi dëshmitarë se nuk ka më nevojë të përdorim shtesën “do të”, por “është vënë në përdorim”, pasi tashmë këtu po kalojnë automjete, si ato të rënda ashtu edhe ato të lehta, kështu që vlerësojmë se siguria është në një nivel të pranueshëm.
Në fund, mua më mbetet vetëm edhe në emrin tim t’i falënderoj të gjithë pjesëmarrësit në këtë intervenim – duke filluar nga kolegët nga Universiteti “Kirili dhe Metodi”, Fakulteti i Ndërtimtarisë, më tej njerëzit nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore, drejtorin, Komunën e Velesit, zëvendëskryeministrin dhe minister i Transportit, Ministrinë e Punëve të Brendshme, realizuesit dhe të gjithë të tjerët që morën pjesë në realizimin e këtij projekti – sepse ishte mjaft i shpejtë, efikas dhe ja, më në fund besoj se do të arrijmë të sigurojmë një transport më të shpejtë në kuadër të qytetit të Velesit.