Garë e fortë po zhvillohet për kryeqytetin.

Këtë e dëshmojnë edhe rezultatet e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas KQZ-së, dallimi mes Përparim Ramës së LDK-së dhe Hajrulla Çekos së VV-së, aktualisht është veç 730 vota.

Rama ka marrë 34 mijë e 752 vota, kurse Çeko i ka 34 mijë e 22 vota.

Aktualisht janë të numëruara 98.88 përqind e votave, apo kanë mbetur veç edhe tri kuti pa u numëruar./ Klankosova.tv

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume