Avokati i njohur serb Çedomir Stojkoviq ka bërë sot thirrje për arrestimin e ish-presidentit Aleksandar Vuçiq për shkak se, sipas tij, po kryen vepra penale me pasoja për Serbinë në planin ekonomik.
Stojkoviq në një postim në Facebook ka theksuar se ish-presidenti serb duhet të arrestohet menjëherë pasi po përhap panik në mesin e investuesve të huaj, krejt kjo me qëllim të dështimit të qeverisë së re të drejtuar nga Lëvizja Studentore, e cila fitoi zgjedhjet e 25 tetorit.
“Duhet bërë arrestimin e tij qytetar, jo për shkak të së kaluarës së tij, se për atë ka kohë që të hapen hetimet, por për shkak të asaj që po bën tash. Ai merr telefonin privat dhe thërret investuesit e huaj me të cilët gjatë pushtetit të kaluar kishte vendosur kontakte, dhe u bën thirrje të heqin dorë nga investimet me qëllim që të përhap panik, në mënyrë ata të ndalin investimet në Serbi duke thënë se edhe investimet aktuale po tërhiqen”, ka theksuar ndër tjera ai.
Sipas tij, Vuçiq po ndërmerr veprime të tilla me qëllim të dëmtimit të ekonomisë së Serbisë, gjë e cila paraqet vepër penale.
Stojkoviq po ashtu tha se me këto deklarime Vuçiq po tenton të krijojë panik dhe trazira.
“Ai jo vetëm që e bën këtë, por edhe e pranon publikisht”, thotë Stojkoviq, duke përmendur një video-deklaratë të Vuçiq, në të cilën ky i fundit flet për një investues nga Portugalia që sipas tij ka paralajmëruar se do të tërhiqet zyrtarisht nga Serbia.