Ministria e Shëndetësisë informon se mbrëmë, në zonën e Spitalit Klinik “Dr. Trifun Panovski” – Manastir, ka shpërthyer një zjarr si pasojë e djegies së barit të thatë.

Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, zjarri u raportua menjëherë në Qendrën për Menaxhim me Kriza dhe në stacionin e zjarrfikësve, pas së cilës shërbimet kompetente ndërhynë shpejtë e me efikasitet dhe e lokalizuan atë në kohën më të shkurtër të mundshme.

“Spitali ndërmori të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur dhe ndjekur situatën. Nuk pati dëme materiale në mjediset e spitalit, as nuk u kërcënua siguria e pacientëve dhe punonjësve. Puna e spitalit është duke vazhduar pa pengesa”.

“Ndërhyrja zgjati për një kohë të shkurtër dhe përfundoi plotësisht pa nevojën e evakuimit ose masave shtesë të sigurisë. Ministria e Shëndetësisë monitoron vazhdimisht situatën në të gjitha institucionet publike shëndetësore”, thonë nga MSH.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume