SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër G.G. (51) nga fshati Likovë, Komuna e Likovës, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

Gjatë vitit 2024, i dyshuari, si drejtor i një shkolle fillore në Likovë, ka lidhur kontratë pune pa siguruar paraprakisht burime financiare nga Ministria e Financave dhe pa publikuar njoftim publik, duke dëmtuar buxhetin e shtetit në shumën totale prej 577.550 denarësh.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume