Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas rekomandimit të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) për suspendimin e tre zyrtarëve policorë, të dyshuar për ngacmim seksual dhe kontrollim të paligjshëm.

Sveçla ka mirëpritur angazhimin e përbashkët të IPK-së dhe Policisë së Kosovës për hetimin e rastit, duke theksuar se keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar nuk do të tolerohet.

Ai ka deklaruar se nuk do të lejojë që veprimet e individëve të njollosin imazhin e Policisë së Kosovës dhe të pjesëtarëve që, sipas tij, shërbejnë me profesionalizëm për sigurinë e qytetarëve.

“Pa asnjë kompromis dënojmë çdo keqpërdorim që bëhet për çfarëdo përfitimi në emër të saj”, ka shkruar Sveçla.

Ministri ka theksuar se besimi i qytetarëve në Policinë e Kosovës ndërtohet mbi profesionalizmin, integritetin dhe përgjegjësinë, ndërsa IPK-në e ka cilësuar si mekanizëm thelbësor të llogaridhënies për trajtimin e shkeljeve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume